Në ditën e 129-të radhazi të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pedagogu Lush Susaj e cilësoi të gabuar çdo tentativë për të ngritur një parti nga tubimet.
Nga Kryeministria, Susaj u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen masivisht protestës deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Mos harrojmë që në kushtet që jemi ta heqim llustrën e të flasim hapur, çdo përpjekje për parti është përpjekje mjerane. Është antishqiptare sepse ditën e parë dhe sot e sa të vazhdojë unë do të jem këtu dhe kudo ku bëhet protestë por dijeni që kemi dalë si qytetarët në një protestë qytetare dhe nuk kemi dalë për parti. Ai që nuk kupton kaq është mjeran dhe pastë faqen e zezë”- tha Susaj.












