“Rama në burg, Berisha në burg”, policia shkon të heqë banderolën e protestës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2026, 22:19

Një banderolë me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg” është shfaqur në tribunat e stadiumit “Air Albania”, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Banderola, e vendosur nga tifozët gjatë sfidës, tërhoqi vëmendjen në stadiumin ku ndodheshin rreth 15 mijë tifozë për të mbështetur Kombëtaren shqiptare.

Pak momente pas shfaqjes së saj, disa efektivë të policisë janë afruar pranë tribunës për ta hequr banderolën.

Mesazhi i saj ishte i drejtpërdrejtë, duke kërkuar që si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha të përballen me drejtësinë dhe të përfundojnë në burg.

Ndërkohë, Shqipëria po zhgënjen në “Air Albania”, teksa sfida ndaj San Marinos vijon në barazim 1-1, një rezultat surprizues për kuqezinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit