Për të 129-ën ditë, qytetarët vijuan protestën para Kryeministrisë kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa e akuzuan qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe lidhje me krimin.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre ishte mungesa e aparaturave dhe medikamenteve jetike për pacientët me sëmundje tumorale, duke akuzuar qeverinë se fondet publike po shpenzohen për koncerte, në vend të shërbimeve shëndetësore.
Si çdo natë, pas gati 2 orë fjalime ku qytetarët shprehën indinjatën e tyre për sistemini korruptiv qeveritar dhe politik vijuan marshimin. nëpër rrugët e Tiranës.
Marshimi kaloi nga sheshi Uilson dhe Tirana e re, për të përfunduar sërish para kryeministrisë, aty ku do rikthehen sërish nesër për protestën numër 130.
© SYRI.net