Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

PDK-ja pranon propozimin e Albin Kurtit për presidente Justina Shiroka Pula

Shkruar nga Newsbomb
PDK-ja pranon propozimin e Albin Kurtit për presidente Justina Shiroka Pula
 

Kosova ndodhet në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit, pasi sot skadon afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit. Në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike, Albin Kurti ka propozuar Justina Shiroka-Pulën për postin e presidentes. Kandidatura e saj pritet të votohet në Kuvend, ndërsa PDK ka bërë të ditur se do të mbështesë këtë kandidaturë.

Megjithatë, PDK pritet të ketë edhe kandidaten e saj në garë. Deputetja Eliza Hoxha është propozuar për postin e presidentes, duke e bërë votimin më të hapur. Gjithçka tashmë është në dorë të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet procesi i votimit gjatë orëve të fundit të afatit.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, vendi rrezikon një tjetër përplasje institucionale, që mund të çojë në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese