E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

PDK propozon Eliza Hoxhajn si kandidate për Presidente, Hamza: Justina Shiroka-Pula është emër i pranueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se emri i Justina Shiroka-Pulës është i pranueshëm për postin e Presidentes së Kosovës.

Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja do të propozojë Eliza Hoxhajn si kundërkandidate për këtë post.

Reklamë

Kreu i PDK-së doli në konferencë për media i shoqëruar nga 22 deputetë të partisë.

“Mendoj që është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje, për situatën në të cilën ndodhemi”, ka deklaruar Hamza.

Reklamë

Ai tha se pas konferencës, deputetët e PDK-së do të shkojnë në Kuvend, ku pritet të votojnë ndryshimin e ligjit.

“PDK-ja, nga kjo konferencë, do të shkojë në Kuvend dhe presim ta votojmë ndryshimin e ligjit. Çështja tjetër, për PDK-në Justina Shiroka-Pula është një emër i pranueshëm për Presidente. PDK-ja, si kundërkandidate, e propozon edhe Eliza Hoxhajn”, ka thënë Hamza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.