Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Më erdhi keq për ju”, aktori i përgjigjet ish kolegëve pas debatit për skeçin e “Portokallisë”: Neveritëse, unë s’iu kam frikë

Shkruar nga Newsbomb
“Më erdhi keq për ju”, aktori i përgjigjet ish
Visjan Ukcenaj

Aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar pas debatit të krijuar rreth skeçit të “Portokallisë”, ku u imitua situata e protestave në Tiranë dhe që solli edhe reagimin e opinionit, ndër ta edhe ish kolegë.

Në një intervistë për Sidorela Gjonin, Ukcenaj thotë se ka mbrojtur lirinë e artistëve për të bërë humor dhe për të trajtuar në mënyrën e tyre zhvillimet shoqërore, ndërsa tha se ajo që e ka zhgënjyer nuk janë kritikat, por reagimet kundër artistëve. Ai shprehet se nuk ndihet i frikësuar apo i intimiduar nga mesazhet që ka marrë, por thotë se e ka prekur fakti që edhe kolegë të tyre janë përfshirë në kritika ndaj artistëve.

Sipas Ukcenajt, artistët kanë qenë historikisht ndër njerëzit që kanë përdorur skenën për të ironizuar dhe kritikuar qeveritë e radhës, ndaj ai e konsideron të dhimbshme që sot një pjesë e tyre po përballen me reagime pikërisht për këtë.

“Të kthesh kundër artistët, është gjëja më e neveritshme e një vendi demokratik. Më fal që u emocionova. Unë nuk kam frikë askënd, as nuk më intimidojnë dot mesazhet apo kërcënimet. Ajo që më prek mua dhe kolegët e mi, është se jemi të pakuptuar dhe të zhgënjyer nga neveria dhe llumi i reagimit të turpshëm kryesisht të kolegëve tanë sepse artistët janë ata që duhet të kuptojnë më shumë se të gjithë.

Por çfarë ndodhi? Historia kolektive bëri që artistët të marrin një copëz protagonizmi nga kjo që ndodhi sepse e panë që turma është kundër nesh. Më erdhi keq vetëm për ata kolegë që kanë punuar në “Portokalli”. Më erdhi keq për veten tonë, më erdhi keq për ata. Se si është e mundur që ata që kanë qenë pjesë e këtyre shfaqjeve, kanë bërë numra, kanë goditur qeveritë përkatëse ndër vite”, thotë ai, ku në fillim të fjalës u shfaq i përlotur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese