Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestë dhe në Air Albania: Rama jepe dorëheqjen
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Pula mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve, duke u zgjedhur në krye të Presidencës së Kosovës.
KOSOVË- Justina Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, pas votimit të zhvilluar në Kuvend gjatë seancës së mbajtur në orët e vona të mbrëmjes. Pula mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve, duke u zgjedhur në krye të Presidencës së Kosovës.
Në garë për postin e Presidentes ishte edhe Eliza Hoxha. Pro kanë votuar 81 deputetë, dy vota të pavlefshme ndërsa një votë për Eliza Hoxhën. Zgjedhja e Presidentes u bë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku krahas votimit për kreun e shtetit u votuan edhe për çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kush është Shiroka-Pula?
Shiroka-Pula është ekonomiste dhe akademike, ndërsa para zgjedhjes në krye të shtetit ka ushtruar edhe funksione të ndryshme institucionale dhe politike. Në vitin 2025, ajo ishte zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë institucion të themeluar në vitin 1975. Në këtë pozitë ajo pasoi akademikun Mehmet Kraja.
Shiroka-Pula shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit.
Ajo është doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”. Karrierën profesionale Shiroka-Pula e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 ka filluar punën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe trajnime të ndryshme profesionale në universitete ndërkombëtare.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shiroka-Pula është angazhuar edhe në shoqërinë civile, me fokus në fuqizimin e grave, barazinë gjinore, zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësinë. Ajo ka pasur edhe një karrierë politike. Nga viti 2008 deri më 2011 ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Me zgjedhjen e saj në postin e presidentes, Shiroka-Pula merr përgjegjësinë e kreut të shtetit në një periudhë të rëndësishme politike për Kosovën. Ajo bëhet presidentja e re e Republikës së Kosovës, duke pasuar në këtë detyrë presidenten Vjosa Osmani./Dosja.al
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës me 88 vota ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e ligjit p&e...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në sallë menjëherë pas dakordësisë në distan...
KOSOVË- Pas disa ditësh tensioni, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i PDK-së Bedri Hamza i kanë dhënë dorën ...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai ...
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti KOSOVË- Akademikja Justina Shiroka Pula më 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së S...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Partisë Demokratike të Kosovës ofert...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë t&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur për jetën e tij politike, largimin nga posti i zv/kryeminist...
Edi Rama TIRANË- Kryeministria ka reaguar pas shpalosjes së paketës së re të zgjerimit ku paraqitet rishqyrtimi i politikave ...