E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

PROFIL/ Kush është Justina Shiroka Pula, rrugëtimi i saj nga Akademia në Presidencë

Justina Shiroka-Pula është akademike dhe kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në kryeqytet, ndërsa në vitin 1976 është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Reklamë

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka vijuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku është diplomuar në vitin 1984.

Më pas, ajo ka përfunduar doktoraturën në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Reklamë

Pas diplomimit, Shiroka-Pula ka punuar për një periudhë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978 nisi karrierën akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, si asistente në lëndën “Kërkimet Operacionale”.

Gjatë karrierës së saj akademike, ajo ka avancuar në nivele të ndryshme, deri në zgjedhjen si profesoreshë ordinare në vitin 2004.

Ka shërbyer gjithashtu si shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer edhe studime dhe trajnime pasdoktorale jashtë Kosovës, përfshirë në Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.

Nga akademia në politikë

Shiroka-Pula ka pasur edhe një karrierë në institucionet publike.

Ajo ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011.

Më pas, nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Para zgjedhjes presidente, Shiroka-Pula drejtonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, institucionin më të lartë akademik në vend.

Tashmë, ajo do të jetë në krye të Republikës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.