Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestë dhe në Air Albania: Rama jepe dorëheqjen
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Ka nisur cikël i ri dhe me trajner të ri. Jemi shumë të lumtur, tani e kuptuam çfarë do me të vërtetë trajneri. Në fund kemi bërë katër ndeshje të mira dhe kjo është gjë e madhe për Kombëtaren’- përfundoi Kristjan Asllani."
TIRANE - Kristjan Asllani ishte shpëtimtari i Kombëtares në një mbrëmje ku fitorja ndaj San Marinos rezultoi shumë më e komplikuar se ç'pritej. Me dy gola të shënuar, mesfushori kuqezi vulosi tre pikët, por nuk e fshehu dot zhgënjimin për mënyrën se si skuadra e komplikoi ndeshjen.
Teksa analizoi lojën, Asllani u ndal te ngërçi taktik i pjesës së dytë dhe theksoi rëndësinë jetike të "vrasjes" së ndeshjes që në momentet e para. Ai e mori vetë përgjegjësinë për rolin e mesfushës, duke lëshuar paralajmërimin e tij:
"Pjesën e parë kemi hyrë mirë në fushë dhe zhbllokuam rezultatin. Pastaj kur nuk i mbyll ndeshjet është problem i madh. Pjesën e dytë, nuk e di pse kemi pasur aq probleme. Ndoshta ne mesfushorët nuk po bënim shumë presing, kishim shumë distanca të gjata. Dhe nuk e di, por tani të them të drejtën, marrim 3 pikë dhe vendin e parë dhe të presim nëntorin. Ne kemi bërë atë që kërkon trajneri, ne mesfushorët po rrijmë lart. Po e fillojmë lojën me 3 mbrojtës. Problemi ynë është që kur ne mesfushorët nuk e prekim topin për 6-7 minuta, duhet të shkojmë ta marrim te mbrojtësi. Mesfushori duhet ta preki topin. Gjithë njerëzit mund të thonë se 3 pikë të thjeshta me San Marinon, por tani futbolli është bërë shumë i vështirë. Dhe atje në Finlandë kemi bërë 25 minuta fantastike, erdhi kartoni i kuq dhe u humb ndeshja-tha Asllani."
Momenti më drithërues i mbrëmjes ishte padyshim penalltia që u ktheu avantazhin dhe fitoren kuqezinjve. Asllani zbuloi prapaskenat psikologjike të atij momenti, duke e krahasuar me një "deja-vu" të hidhur nga e kaluara, por pa zbuluar të gjitha "sekretet" e ekzekutimit të tij:
"Kur shkova te penalltia, ishte një “deja vu”. Më ngjante sikur ishte ndeshja Leçe-Torino që gabova në minutën e 93-të. Thashë jam pak i lodhur, nuk e di a ta gjuaj në qendër, nuk e di nuk kam gjuajtur asnjëherë penallti. Unë shoh gjithmonë portierin, por tani të studiojnë të gjithë. Kam këtë lloj gjuajtje, që ndaloj pak dhe shoh portierin. Sa bën ai hapin e parë… nuk i zbulojmë të gjithë gjërat tani-shtoi Asllani."
Me këtë fitore, Shqipëria mbyll fushatën e tetorit në vendin e parë të grupit në Nations League. Për dy finalet e nëntorit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, njeriu i ndeshjes shprehet i bindur se ekipi e ka kuptuar filozofinë e trajnerit të ri dhe fati i kualifikimit është tërësisht në këmbët e tyre:
"Tani varet gjithçka nga ne. Po bërë 6 pikë je i pari sigurisht. Tani do kthehemi te ekipet tona, pastaj do vijmë këtu dhe do demostrojmë akoma gjërat. Ka nisur cikël i ri dhe me trajner të ri. Jemi shumë të lumtur, tani e kuptuam çfarë do me të vërtetë trajneri. Në fund kemi bërë katër ndeshje të mira dhe kjo është gjë e madhe për Kombëtaren’-Përfundoi Kristjan Asllani."
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Kombëtarja shqiptare arkivoi një fitore 2-1 përballë San Marinos në Ligën e Kombeve, por trepikëshi nuk ka mjaf...
TIRANE - Një paraqitje që fjalët e kanë të vështirë ta përshkruajnë, por numrat dhe statistikat flasin me zë...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare vuajti më shumë se ç’pritej për të marrë një fitore 2-1 ndaj San Marinos n&eu...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare siguroi fitoren në Nations League, por paraqitja ndaj San Marinos nuk ka ngrohur askënd, duke shkaktuar autokritik&...
KROACI - Në një mbrëmje plot emocione të Ligës së Kombeve, Spanja ka dhuruar spektakël duke arritur një përmbysje...
Foto ilustruse Shqipëria e ka mbyllur me fitore përballjen me San Marinon, por tri pikët erdhën pas një drame të vërtet&...
TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka pritur në stadium ditën e sotme ekipin e San Marinos në kuadër të Nations League. Pjesa e p...
TIRANË- Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren,...
pamje nga Air Albania TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka pritur ditën e sotme në stadiumin Air Albania ekipin e San Marinos në kuad&e...
TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka pritur ditën e sotme ekipin e San Marinos në stadiumin Air Albania. Ndeshja ka nisur me entuziasëm ng...