Policia: Protesta në Prishtinë u mbyll pas mesnate, pa incidente të rënda

Policia e Kosovës ka raportuar mbi masat dhe angazhimin e saj gjatë protestës së zhvilluar të martën në sheshet e Prishtinës, pranë Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit zyrtar, institucionet e sigurisë kishin marrë masat e nevojshme për ruajtjen e rendit publik, garantimin e sigurisë, mbrojtjen e pronës publike dhe private, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së tubimit.

Tubimi nisi në orët e paradites dhe vijoi gjatë gjithë ditës, për t’u mbyllur pas mesnatës, pas përfundimit të seancës së Kuvendit. Gjatë kësaj seance u votua plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe u zgjodh Presidentja e Kosovës.

Policia bëri të ditur se protesta u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze, transmeton “Bota sot”.

“Përjashtuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga disa protestues”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet policore falënderuan qytetarët për bashkëpunimin, zhvillimin e qetë të protestës dhe respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët. Sipas Policisë, këto sjellje ndihmuan në ruajtjen e qetësisë publike dhe në mbarëvajtjen e aktivitetit.

Policia theksoi gjithashtu se do të vijojë kryerjen e detyrave të saj të zakonshme, në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.


Shtuar më 7.10.2026 01:34

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş