Izraeli shënon sot tre vjet që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilat u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.

Izraeli iu përgjigj sulmeve më vdekjeprurëse ndaj hebrenjve që nga Holokausti duke nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza, e cila ka vrarë të paktën 74,200 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Hamasi dhe Izraeli ranë dakord të ndalonin luftën në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e planit 20-pikësh të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke përfshirë pezullimin e “të gjitha operacioneve ushtarake” dhe dorëzimin e pengjeve të fundit nga Hamasi.

Ministria e shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 1,460 persona janë vrarë në sulmet izraelite në territor që nga shpallja e armëpushimit. Ushtria izraelite thotë se po ndjek komandantët ose terroristët e Hamasit.

Megjithatë edhe tre vjet pas sulmeve të Hamasit, frika e palestinezëve nuk është më thjesht se si do të përfundojë lufta. Bëhet fjalë për faktin nëse palestinezët e Gazës do të jenë në gjendje të qëndrojnë në tokën e tyre.

Territori që banojnë palestinezët sot ka pak ngjashmëri me Gazën që ekzistonte para luftës. Pjesë të mëdha janë shkatërruar.

Pjesa më e madhe e popullsisë mbetet e zhvendosur, shumë prej tyre jetojnë në tenda dhe strehimore të improvizuara, ndërsa qasja në ushqim, ujë të pastër dhe trajtim mjekësor mbetet shumë e kufizuar.

Lajm në përditësim…