web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara/ Kurti: Do të punojmë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

7 Tetor 2026, 07:20, Kosova & Bota CNA

Miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara/ Kurti: Do të

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjidhjes së ngërçit për presidentin në Kosovë ku është zgjedhur me 81 vota Justina Shiroka Pula.

Po ashtu është arritur marrëveshja për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se tashmë Kosova ka institucione të qëndrueshme.

Gjithashtu ka theksuar se do të punojë edhe për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.

Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!

Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, shkruan Kurti./ CNA





Lajmet e fundit nga