Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestë dhe në Air Albania: Rama jepe dorëheqjen
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund. Shiroka Pula u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon me përgjegjësi detyrën e re.
KOSOVË- Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund. Shiroka Pula u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon me përgjegjësi detyrën e re.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve.
Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Shiroka Pula u propozua në çastet e fundit të afatit për presidentin e ri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidatura e saj u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Kush është Shiroka Pula?
Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.
Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë./Dosja.al
KOSOVË- Akademikja Justina Shiroka-Pula, është zgjedhur me 81 vota pro si presidente e Kosovës. Pas këtij hapi, presidentja u betua n...
Justina Shiroka-Pula KOSOVË- Justina Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, pas votimit të zhvilluar n&...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës me 88 vota ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e ligjit p&e...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në sallë menjëherë pas dakordësisë në distan...
KOSOVË- Pas disa ditësh tensioni, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i PDK-së Bedri Hamza i kanë dhënë dorën ...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai ...
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti KOSOVË- Akademikja Justina Shiroka Pula më 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së S...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Partisë Demokratike të Kosovës ofert...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë t&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës...