Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6-45 min në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Wolsavagen që transportonte gjashtë persona. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e shërbimit të urgjencës.
Autoambulanca ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore, por nga pamjet duket që të plagosurit e huaj shfaqen të shtrire ne toke dhe më pas janë shoqëruar ne spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Po verifikohen rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja, si dhe shkaqet që kanë çuar në daljen e njërit prej automjeteve nga rruga.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me identitetin e personave të lënduar dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

Top Channel