Me 81 vota, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente të re të Kosovës në minutat e para të 7 tetorit, pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi miratimin e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e Gjykatës Speciale në Hagë. Kandidatja tjetër, Eliza Hoxha mori vetëm një votë.
Me këtë zhvillim, tanimë kriza politike në Kosovë është zgjidhur dhe vendi nuk rrezikon më të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se tanimë Kosova ka institucione të qëndrueshme dhe se të gjithë do punonin së bashku për mbrojtjen e liderëve të UÇK.
Kuvendi votoi gjithashtu projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Amendamenti u votua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi u votua me 88 vota pro. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, protestues dhe mbështetës të UÇK-së kanë 'shpërthyer' në brohorima gëzimi jashtë ambienteve të Kuvendit.
Gjatë votimit për Gjykatën Speciale dhe për Presidenten, në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Versus.al

