Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka përcjellë urimet e tij Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e urimit, Begaj vuri në pah lidhjen dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe synimin e përbashkët për të ardhmen evropiane.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, thuhet në urimin e Begajt.
