Presidenti i Republikës, Bajram Begaj
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dalë me një mesazh urimi për homologen e tij të re Justina Shiroka-Pula e cila u zgjodh në mesnatë në krye të Kosovës. Përmes një postimi të bërë në rrjet mëngjesin e kësaj të mërkure, Begaj uroi Shiroka-Pulën për detyrën e re ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo hap.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!
Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!” , shkruan Begaj.
Sondazh
Poll


