E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Prania Besnike”, Rama: Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi i përjavshëm në kuadër të “Pranisë Besnike”, ku është diskutuar mbi ecurinë e punës dhe angazhimet e qeverisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se takimet për “Praninë Besnike” vijojnë, ndërsa në fokus të diskutimeve është edhe Buxheti i vitit 2027.

Reklamë

Sipas kryeministrit, buxheti i vitit të ardhshëm pritet të arrijë një nivel rekord prej 10 miliardë eurosh, duke synuar rishpërndarjen e një pjese më të madhe të të ardhurave të krijuara nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.

“Mirëmëngjes 😊 dhe me punën që vijon me takimet e ‘Pranisë Besnike’, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Reklamë

Kryeministri Rama- Buxheti 2027

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.