Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj

7 Tetor 2026 | 08:16

Një aksident automobilistik është regjistruar në orën 6:45 të kësaj të mërkure në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Volkswagen, i cili transportonte gjashtë persona. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

IKMT shkatërron tre furra artizanale të gëlqeres në Krastë të Krujës (VIDEO)

Tre furra artizanale të gëlqeres, ku dyshohet se digjeshin goma dhe mbetje plastike, janë shkatërruar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në zonën...
10:52 | 07/10/2026

Arratisja e Alket Rizait/ Dyshime se është larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës, dëshmia e re: Përdori megafon policie

Policia greke po vijon kërkimet për Alket Rizain, të dënuarin shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokos më 14 shtator, pas përfundimit të...
10:05 | 07/10/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, dyshohet se komunikonte me një 18-vjeçare

Një efektiv policie në Krujë është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar, pasi kishte përfunduar shërbimin. Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçari po lëvizte në rrugë kur...
09:55 | 07/10/2026