Luhatet moti, sinoptikanët parashikojnë ndryshimet, moti sot, 7 tetor 2026

Aktualitet

Luhatet moti, sinoptikanët parashikojnë ndryshimet, moti sot, 7 tetor
Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në zonat kodrinore dhe malore priten vranësira të larta kalimtare, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, më të theksuara në veri deri në orët e mëngjesit. Pjesa tjetër e territorit do të ketë intervale kthjellimi.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare 7m/s. Përgjatë bregdetit, herë pas here, ajo mund të arrijë deri në 15m/s.

Në dete parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

ME TE LEXUARAT