Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e quajtur Jalë e Nartës në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku një kamionçinë është përplasur fort me një furgon me të cilin udhëtonin disa punëtorë fasonerie.
Për shkak të përplasjes së mjeteve, njëri prej tyre mësohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Paraprakisht bëhet me dije se pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë të huaj, me origjinë indiane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt një fasonerie që ndodhet pranë zonës, ku ata punonin.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e publikuara nga Vlora.Info shikohet i copëtuar xhami i pasëm i furgonit me të cilin po indianët po udhëtonin për të shkuar në punë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e cila transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa në këto momente që raportojmë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Po ashtu në vendngjarje ndodhet dhe policia e cila po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit, mënyrën si ka ndodhur përplasja, si dhe shkaqet që kanë çuar në daljen e njërit prej automjeteve nga rruga.
Pritet që në vijim të kmei më shumë informacione, kur autoritetet vendase të dalin me njoftim zyrtar si dhe me identitetin e personave të lënduar e gjendjen e tyre shëndetësore.
