Rama uron presidenten Shiroka-Pula: Zgjedhja e saj në një fazë sfiduese për Kosovën dhe Evropën

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 08:34 | Politikë

Rama uron presidenten Shiroka-Pula: Zgjedhja e saj në një fazë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare,  tha se zgjedhja e saj vjen në një sfidues për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën. Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Latest Videos