Vlorë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:45 në lagjen "24 maji" ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 5 persona.
Raportohet se të plagosurit janë me origjinë indiane dhe afgane dhe se në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të punës.
Autoambulanca ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al

