Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka presidenten, por edhe ligjin me ndryshime për Dhomat Specializuara, duke shtuar se do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.
Kurti ka falënderuar gjithashtu edhe deputetët që kanë marrë pjesë në votimin e presidentes, e po ashtu edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për pranimin e propozimit.
“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.
Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për.
Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane
Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës
- 08:34 Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
- 08:24 Vijojnë takimet e “Pranisë Besnike”, Rama: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove
- 08:20 Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane
- 08:17 “Kredi deri në 50 mijë euro, taksa të reja për qiratë”, Spanja miraton 21 masa urgjente pas protestave masive
- 08:16 Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj
- 08:15 Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës