'Prania Besnike'/ Rama: Buxheti 2027 arrin rekordin e 10 miliardë eurove, vjen edhe paketa e re fiskale

7 Tetor 2026, 08:40Politika TEMA
'Prania Besnike'/ Rama: Buxheti 2027 arrin rekordin e 10 miliardë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë disa pamje nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e “Pranisë Besnike”.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se takimet do të vijojnë, ndërkohë që mazhoranca ka diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2027.

Sipas tij, buxheti do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Buxheti i vitit 2027 do të shoqërohet me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, ndërsa do të vijohet edhe me uljen e përjashtimeve që aktualisht janë në fuqi, por edhe për t'u përshtatur me ligjet e BE.

4 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Buxheti 10 miliarde euro..........per hallet e popullit do te shkojne vetem 100 milione ALL (..d.mth Albanian LESH )

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mar

      Po se dhe cmimet shkuan lart.....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Time

        Buxheti real. 2.5 miliardë shkojnë për pensionet. 4 miliardë administratat. 1.7 shkojnë për të mbuluar borxhet. Të tjerat... Pak vjedhje, pak rrugë e pak mirëmbajtje e shumë pak mbrotje sociale e subvencione. Zakonisht, janë rreth 700 Milon euro që "verdallisen" çdo vit për t'u "shpenzuar" , pra buxheti real është 700 Milon euro

        Përgjigjjuni
        1. Hakiu

          Kot 10 miljar euro buxheti,populli nuk e ndien me mirqenje,fati eshte i pushtetit,oligarkve,servilet me i mbushe edhe me shume parat me thes,je vete hajnia,je vet plaqkitsi i shqiptarve,je morti dhe ligsia,je vete magjia dhe dreqi i mallkum,je vete fatkeqsia e shqiptarve,je vet CINCAR e jo shqiptar,je vete turpi i shtetit dhe kombit.Zoti te mallkoft e denoft rende.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje