KOSOVA

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2026, 08:43

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas votimit të amendamenteve, masa u miratua në lexim të dytë. E iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ajo ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.

Ligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale, siç njihen Dhomat e Specializuara në Hagë, por prek disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj: juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj.

Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në dokumentin e publikuar, nevoja për ndryshime lidhet me këtë aktgjykim dhe me gjetjet e trupit gjykues për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet për krime lufte, ndërsa të katërt u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Pretendimet për trafikim organesh nuk ishin pjesë e aktakuzës ndaj tyre dhe asnjëri prej tyre nuk u gjykua për akuza të tilla. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apel.

Por, çfarë ndryshon konkretisht në ligj?

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me llojin e veprave që mund të trajtohen nga Dhomat e Specializuara.

Ligji synon ta lidhë juridiksionin e tyre me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Sipas ligjit, Specialja do të merrej me veprat që lidhen drejtpërdrejt me pretendimet për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore.

Në juridiksion do të përfshiheshin edhe vrasjet, tortura dhe trajtimi mizor ose çnjerëzor në vende specifike të ndalimit të përmendura në raport, kur ato lidhen drejtpërdrejt me operacionet e pretenduara të marrjes së organeve.

Kjo do të nënkuptonte heqjen nga juridiksioni i Speciales të krimeve të tjera të luftës, krimeve kundër njerëzimit apo dhunës politike që nuk kanë një lidhje të tillë të drejtpërdrejtë.

Si u krijuan Dhomat e Specializuara?

Ligji i deritashëm u jepte Dhomave të Specializuara juridiksion për krimet e pretenduara të kryera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ligji i ri kërkon që kjo periudhë të nisë më 1 korrik 1999 dhe të përfundojë më 31 dhjetor 2000. Pra, periudha para 1 korrikut 1999 hiqet nga juridiksioni kohor i Speciales. Ndryshim kërkohet edhe në aspektin territorial.

Juridiksioni kufizohet në veprat e pretenduara të kryera brenda territorit të Kosovës.

Specialja ka trajtuar edhe pretendime për krime të kryera në veri të Shqipërisë. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dënimet.

Ligji kërkon që dënimi maksimal që mund të shqiptohet, të jetë 15 vjet burgim.

Në dokument kjo lidhet me parimin e ligjit më të favorshëm për të dënuarin – lex mitior – sipas të cilit zbatohet ligji penal që është më i favorshëm për personin e dënuar.

Në aktgjykimin e 16 shtatorit, tre prej katër të akuzuarve morën dënime më të larta se kufiri prej 15 vjetësh që propozohet me projektligj.

Ligji parasheh që rastet që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të ishin më në kompetencën e Dhomave të Specializuara, të transferoheshin në sistemin e rregullt gjyqësor të Kosovës.

Bashkë me rastin do të transferoheshin edhe dosjet, provat dhe materialet përkatëse. Trupat gjykues do të duhej ta rishqyrtonin juridiksionin për secilin rast brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet ku një aktakuzë përmban akuza që hyjnë në juridiksionin e ri dhe të tjera që mbeten jashtë tij, procedura do të ndahej. Pjesa jashtë juridiksionit do të transferohej në Kosovë.

Personat e ndaluar në rastet që transferohen, do të silleshin në Kosovë dhe, sipas ligjit, do të duhej të dilnin para një gjyqtari brenda 48 orësh, për të vendosur për masën e sigurisë sipas ligjeve vendore.

Ligji parasheh edhe mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me juridiksionin.

Ndryshimet në ligj parashohin gjithashtu që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të mund t’i mbajnë dënimet në institucionet korrektuese të Kosovës.

Personave të dënuar me vendim të formës së prerë do t’u hapej edhe mundësia që të jenë subjekt i faljes nga presidenti i Kosovës.

Megjithatë, zbatimi i kësaj dispozite mund të ngrejë çështje juridike.

Ligji aktual për Faljen përjashton nga e drejta për të kërkuar falje personat e dënuar për vepra të caktuara kundër së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kodi Penal i Kosovës i përfshin krimet e luftës në këtë kategori.

Çfarë ndodh me rastet që janë në proces?

Sipas shpjegimeve të PDK-së, procedurat aktuale të apelit do të vazhdonin brenda strukturës ekzistuese të Dhomave të Specializuara.

Nëse Apeli do të urdhëronte rigjykim, atëherë do të zbatohej juridiksioni i ri. Nëse rasti nuk do t’i plotësonte kriteret e reja, ai do të mund të transferohej në Kosovë.

Pra, miratimi i ligjit nuk nënkupton vetvetiu anulimin e aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e personave të dënuar.

Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e një ndryshimi kushtetues, ligjit të veçantë dhe zotimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ekspertë juridikë kanë paralajmëruar se ndryshimet që prekin mandatin e tyre mund të ngrenë çështje kushtetuese dhe probleme në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Vetë Dhomat e Specializuara i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar për nismën.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime