Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën për detyrën e presidentes: Stabiliteti dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes

7 Tetor 2026 | 08:50

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka shkruar se me vëmendje të veçantë ka përcjellë pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat gjetën zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.

Ai ka vlerësuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në krye të shtetit.

“Me një vëmendje të veçantë, sonte përcolla pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë zgjidhje për krizën politike, duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare dhe duke zgjedhur në krye të shtetit Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, të krijuar mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit. Mos të harrojmë se lirinë e kemi fituar me gjak, çlirimin me aleatë!

Presidente Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Urime, Republikë e Kosovës! Të gëzohemi bashkë me sukseset tuaja dhe të ecim përpara me stabilitet, unitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e brezave të rinj”, ka shkruar Ahmeti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu uron Justina Shiroka-Pulën: Kuvendi i Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka uruar presidenten e re, akademiken Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së re. Haxhiu, i...
09:29 | 07/10/2026

Serbi, dënohet një anëtar i grupit që dyshohet për lidhje me sabotimet ruse në Evropë

Gjykata e Lartë në Suboticë të Serbisë e ka dënuar me një vit burgim, të cilin do ta vuajë në shtëpi, një person nga grupi...
09:09 | 07/10/2026

Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes. Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka...
08:41 | 07/10/2026