
Lionel Messi luajti ndeshjen e fundit për Argjentinën mëngjesin e sotëm në Buenos Aires, ku fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Beninit në një ndeshje miqësore.
Përpara 85,000 tifozëve, Messi i dha fund karrierës së tij 21-vjeçare me ekipin kombëtar, gjatë së cilës shënoi 126 gola, fitoi Kupën e Botës 2022 dhe dy tituj të Kupës së Amerikës.
I gjithë publiku u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, ndërsa shokët e tij të ekipit, stafi i trajnerëve, trajneri Lionel Scaloni dhe tifozët i thanë lamtumirën në fushë.
"Ka qenë një krenari e madhe të vesh këtë fanellë për më shumë se 20 vjet. Nuk kam pushuar kurrë së luftuari, nuk kam pushuar kurrë së dhëni më të mirën time. Do të doja shumë të kthehesha përgjithmonë, sepse të luash për ekipin kombëtar të Argjentinës është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë", i tha Messi turmës nga qendra e fushës.
Për më të mirin e historisë së futbollit, rrugët e Argjentinës ishin mbushur plot me njerëz që shprehnin mirënjohjen për atë çfarë dha jo vetëm për futbollin argjentinas, por për atë të niveleve të larta botërore. Messi e mbylli rrugëtimin e tij me Argjentinës si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i Kombëtares me rekorde që vështirë se do të thyhen nga dikush tjetër. Versus.al

