LIVE UPDATES
Bota

"Sistemi shëndetësor përballet me një krizë të thellë"/ DW: Më shumë se një e treta e izraelitëve vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Dy fëmijët e tij ndodheshin në festivalin Nova në jug të Izraelit, ku gjatë sulmit terrorist u vranë afro 400 persona. Mbi 1.200 vetë humbën jetën nga sulmi i organizatës terroriste islamiste palestineze Hamas dhe grupeve të lidhura me të nga Rripi i Gazës. P

7 Tetor 2026, 08:50 Nga E. D
"Sistemi shëndetësor përballet me një krizë
Vizitorë në vendin përkujtimor për festivalin Nova, ku qindra të rinj u vranë ose u morën peng gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023

IZRAEL- Ronen Shalev e ndien edhe fizikisht afrimin epërvjetorit të sulmit terroristtë 7 tetorit 2023. "Filloj të dridhem”, thotë ai për DW. "Nuk është thjesht një ditë që kalon dhe pastaj vazhdon jeta. Ka shumë varre që duhet t'i vizitojmë, shumë familje me të cilat takohemi. Është një periudhë e vështirë dhe trupi e ndien këtë.”

Dy fëmijët e tij ndodheshin në festivalin Nova në jug të Izraelit, ku gjatë sulmit terrorist u vranë afro 400 persona. Mbi 1.200 vetë humbën jetën nga sulmi i organizatës terroriste islamiste palestineze Hamas dhe grupeve të lidhura me të nga Rripi i Gazës. Pas sulmit pasoi lufta në Gazë, gjatë së cilës forcat izraelite vranë dhjetëra-mijëra palestinezë. Një pjesë e madhe e popullsisë u detyrua të largohej nga shtëpitë.

Vajza e Shalevit, Lior, i mbijetoi sulmit. Djali i tij, Roee, u plagos nga të shtënat dhe u trajtua në spital, por u detyrua të shihte sesi e vranë partneren e tij, Mapal Adam.

Pak kohë pas sulmit, bashkëshortja e Shalevit, Gavriela, u zhduk. Trupi i saj u gjet në një makinë të djegur, së bashku me një letër lamtumire. "Ajo nuk mundi ta përballonte dhimbjen që shkaktoi ajo ditë”, thotë Shalev.

Ndërkohë te djali i tij Roee filluan të shfaqeshin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik, kryesisht në formën e luhatjeve ekstreme të humorit. "Ai filloi trajtimin për të më bërë mua një nder, por nuk ishte vërtet i bindur. Mendonte se ishte mirë dhe se ishte i fortë”, kujton Shalev.

Dy vjet pas humbjes së partneres dhe nënës së tij, edhe Roee nuk mundi të vazhdonte më. "Jam gjallë, por brenda meje jam i vdekur”, shkroi ai në një mesazh lamtumire në llogarinë e tij në Instagram. "Më vjen keq.”

Një vend në gjendje post-traumatike

Që nga tetori i vitit 202, Izraeli po përjeton një krizë shëndeti mendor në përmasa të paprecedenta. Sipas një raporti të Kontrollorit Shtetëror izraelit nga shkurti 2025, 39 për qind e izraelitëve vuajnë në masë mesatare ose të rëndë nga simptoma post-traumatike, depresioni, ankthi ose një kombinim i këtyre problemeve.

Kjo do të thotë rreth tre milionë vetë. Nga këta 600.000 janë veçanërisht rëndë. Mes tyre janë të mbijetuarit e sulmeve, por edhe personat që u evakuuan nga shtëpitë e tyre në jug dhe veri të Izraelit për shkak të luftës.

Raporti konstatoi gjithashtu se numri i njerëzve që marrin trajtim psikologjik është rritur vetëm me një për qind që nga 7 tetori 2023, pra me rreth 60.000 persona.

Mjete të pamjaftueshme

Noga Dagan-Buzaglo, studiuese në qendrën kërkimore Adva, e cila merret me pabarazitë në shoqërinë izraelite, ka hartuar një analizë të gjerë mbi kujdesin për shëndetin mendor në Izrael dhe sfidat pas 7 tetorit.

Ajo thotë për DW se buxheti për shëndetin mendor është rritur për shkak të luftës, por fondet ende nuk janë të mjaftueshme dhe janë miratuar me vonesë. Sistemi shëndetësor po përballet me një krizë të zgjatur, e cila nuk është trajtuar siç duhet.  "Sfida më e madhe është të bindësh njerëzit të punojnë në sektorin publik të shëndetit mendor, sepse pagat janë më të ulëta se në sektorin privat dhe ngarkesa e punës është shumë e madhe”, thotë ajo.

Qetësuesit si zgjidhje e përkohshme

Edhe specialistët e shëndetit mendor nuk kanë mbetur të paprekur nga situata aktuale. Një studim i Universitetit të Haifës tregoi se 84 për qind e terapistëve që trajtonin të prekurit nga sulmet e 7 tetorit zhvilluan vetë simptoma traumatike. 45 për qind e tyre deklaruan se ndiheshin të rraskapitur psikologjikisht.

Ministria izraelite e Shëndetësisë ka theksuar vazhdimisht se ka rritur fondet dhe numrin e vendeve të punës në sistemin publik, por mungesa e personelit mbetet problem, sidomos në rajonet më të izoluara në veri dhe jug të vendit.

Si pasojë, sipas raportit, pritja për trajtim në sistemin publik shpesh zgjat më shumë se gjashtë muaj. Në disa raste pacientët kanë pritur më shumë se një vit për të marrë ndihmë, thotë Dagan-Buzaglo.

Organizatat joqeveritare dhe vullnetarët që ofrojnë mbështetje psikologjike përpiqen të mbushin boshllëqet, por edhe ata përballen me ngarkesë të madhe pune. Për pasojë, është rritur përdorimi i barnave me recetë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, numri i recetave për qetësues, pilula gjumi dhe antidepresivë është rritur me 13 deri në 17 për qind.

Më së shumti vuajnë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë për terapi private. Për Dagan-Buzaglon reagimi i sistemit publik ndaj kësaj krize është "thjesht i dobët”.

Ushtarët në rrezik

Veçanërisht të prekur nga kriza e shëndetit mendor janë ushtarët aktivë. Të dhënat e publikuara nga parlamenti dhe ushtria izraelite tregojnë një rritje të ndjeshme të vetëvrasjeve mes rezervistëve: ndërsa në gjashtë vitet para luftës regjistrohej maksimumi një rast në vit, në vitin 2024 u shënuan njëmbëdhjetë raste.

Në vitin 2025 u hetuan nëntë raste të tjera si vetëvrasje të dyshuara. Në këto statistika nuk përfshihen ish-ushtarët që i kanë dhënë fund jetës pas përfundimit të shërbimit aktiv për shkak të traumave të përjetuara.

Sipas Dagan-Buzaglos pagat dhe kushtet e punës për specialistët në ushtri janë më të mira, por mungesa e personelit ndihet edhe atje. "Edhe në ushtri, kohëzgjatja dhe cilësia e trajtimeve janë larg nivelit të nevojshëm.” Ajo është e bindur se duhen investime të reja për të mbështetur si civilët ashtu edhe ushtarët. "Duhet ta kuptojmë se traumat nuk mbarojnë pas një viti. Kjo do të thotë se duhet investuar më shumë para.”

Thyerja e një tabuje

Ronen Shalev mban rregullisht ligjërata dhe flet, shpesh para ushtarëve, për rëndësinë e shëndetit mendor. Për të kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar trashëgiminë e të birit dhe për të luftuar në favor të jetës.

Vetë ai është diagnostikuar me çrregullim stresi post-traumatik, por thotë se ka zgjedhur ta jetojë jetën në maksimum. Ai dëshiron të thyejë tabunë që ende ekziston në shoqërinë izraelite rreth mendimeve për vetëvrasje. "Kjo vlen veçanërisht për ata që mendojnë se janë të fortë. Pikërisht për ta duhet të kemi më shumë frikë, sepse ata kanë më pak gjasa të kërkojnë trajtim.”

Të flasë publikisht për përvojat e familjes së tij është bërë pjesë e procesit të shërimit. Njëkohësisht ai shpreson t'u japë kurajë të tjerëve që të kërkojnë ndihmë përpara se të bien në krizë. "Pavarësisht gjithë dhimbjes sime, jeta ia vlen të zgjidhet”, thotë ai./DW

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale