Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën për detyrën e presidentes: Stabiliteti dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës.
Ahmeti ka shkruar se me vëmendje të veçantë ka përcjellë pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat gjetën zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.
Ai ka vlerësuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në krye të shtetit.
“Me një vëmendje të veçantë, sonte përcolla pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë zgjidhje për krizën politike, duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare dhe duke zgjedhur në krye të shtetit Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, të krijuar mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit. Mos të harrojmë se lirinë e kemi fituar me gjak, çlirimin me aleatë!
Presidente Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Urime, Republikë e Kosovës! Të gëzohemi bashkë me sukseset tuaja dhe të ecim përpara me stabilitet, unitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e brezave të rinj”, ka shkruar Ahmeti.
Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund
Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane
- 08:55 Valë e re sulmesh në Ukrainë, 2 persona të vdekur në Kiev
- 08:47 BE ashpërson rregullat për kthimin e emigrantëve: Gjoba, kufizime dhe ndjekje penale
- 08:41 Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund
- 08:34 Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
- 08:24 Vijojnë takimet e “Pranisë Besnike”, Rama: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove
- 08:20 Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane