Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një muaj pa asnjë gjurmë, DËSHMIA që përforcon dyshimet: I dënuari përjetë në Greqi, Alket Rizai hyri në Shqipëri si "polic" (DETAJET e fundit)

Shkruar nga Newsbomb
Një muaj pa asnjë gjurmë, DËSHMIA që përforcon
Ndryshimi i forte ne pamje i Alket Rizait pergjate viteve

Për 3 tre ditë bëhet plot një muaj nga dita kur i burgosuri shqiptar Alket Rizai humbi gjurmët duke mos u kthyer më në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes më 14 shtator, ndërsa hetimet e autoriteteve greke po vijojnë intensivisht. Dyshimet e grekëve se Rizai mund të jetë duke u fshehur në Shqipëri ose Kosovë janë përforcuar akoma më shumë ditët e fundit.

Mediat greke shkruajnë se hetuesit kanë marrë edhe një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si Rizai u zhduk. Referuar dëshmisë së një drejtuesi automjeti, pas incidentit në Anavyssos, në rrugë është parë një makinë që kishte aktivizuar një sinjalizues të ngjashëm me atë që përdoret nga automjetet e Policisë Helenike pa shenja dalluese.

I njëjti dëshmitar ka bërë me dije se një prej personave në automjet i ka folur përmes një altoparlanti.

Ka qenë kjo dëshmi e cila ka ngritur në këmbë policinë e cila po verifikon nëse automjeti dhe pajisjet e përdorura kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar për largimin e Rizait.

Aktualisht bëhet me dije se autoritetet greke po hetojnë disa pista për vendndodhjen e Alket Rizait, ndërsa një prej dyshimeve kryesore është se ai mund të ketë kaluar kufirin dhe të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Rizai rezultoi se kishte marrë leje dhe ai duhej të ishte rikthyer në burgun e Domokos në orën 8 të mëngjesit të të hënës së 14 shtatorit, por ai nuk u paraqit kurrë, duke ngritur “në këmbë” autoritetet greke.

Ajo që bie më së shumti në sy është fakti se Rizai mësohet se brenda pesë viteve të fundit prapa hekurave, kishte marrë leje 16 herë në total dhe thuhet se është rikthyer gjithmonë brenda afatit duke mos shkaktuar probleme apo dyshime për autoritetet vendase.

Mirëpo leja e fundit, 5 ditore, nuk rezultoi aq e “suksesshme” sa të tjerat. Pas dyshimeve se ai së bashku me grupin e tij janë përfshirë në një incident të përgjakshëm në një lokal, Rizai ka humbur gjurmë.

Kujtojmë se Alket Rizai, 47 vjeç nga Ballshi, është një nga emrat më të njohur të krimit në Greqi, i dënuar me dy burgime të përjetshme plus 25 vite për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje, i arrestuar që në vitin 2003 dhe i famshëm për dy arratisjet spektakolare me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë të Korydallos në 2006 dhe 2009 së bashku me Vasilis Paleokostas, i cili pas 21 vitesh pas hekurave kishte fituar të drejtën e lejeve shpërblyese për sjellje të mirë dhe ndodhej me 5 ditë leje nga burgu i Domokos kur ndodhi incidenti me armë në Anavyssos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese