Tiranë- Pas shortit të hedhur në prokurori për dosjen e skandalit me video intime të kompozitorit Adrian Hila, Julian Xhengo është zgjedhur si prokurori që do të merret me hetimet.
Për këtë çështje deri më tani janë dorëzuar dy kallëzime nga këngëtarja Eli Fara dhe aktorja Monika Lubonja. Përveç akuzës për ndërhyrje të padrejtë në jetën private, ndaj Adi Hilës prokuroria ka shtuar edhe akuzën për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Kjo për shkak se në momentin që policia kishte sekuestruar hard-diskun për ta mbikëqyrur për prova të reja, ka konstatuar dhe prova ishte e dëmtuar. Vetë Hila kishte pranuar se e kishte shkatërruar vetë hard diskun me pamje. Arsyeja që dha ishte se nuk kishte siguri nga ku vinte ndërhyrja dhe se kishte frikë për ndërhyrje tjetër në kamerat e sigurisë. Versus.al


