
Pas zgjedhjes së Justina Pulës si presidente e Kosovës, edhe presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për të shprehur urimet e tyre.
Begaj shkruan se Shqipëria dhe Kosova do jenë bashkë në çdo sfidë.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”
Ndërsa kryeministri Edi Rama e uroi Pulën për zgjedhjen si presidente në një kohë të cilën e cilësoi si “sfiduese” për rajonin dhe Evropën.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”. Versus.al


