E dënuara me vdekje i mbijetoi ekzekutimit me injeksion, avokatët: 50-vjeçarja është zgjuar dhe ka filluar të flasë
Christa Pike, 50 vjeçe, e dënuar me vdekje në SHBA, është zgjuar dhe ka nisur të flasë pasi mbijetoi një përpjekje të dështuar për ekzekutimin e saj javën e kaluar, bëjnë të ditur avokatët e saj, sipas BBC.
Pike vijon të marrë trajtim intensiv në spital, ku mbahet e prangosur, sipas një deklarate të publikuar të martën nga ekipi i saj ligjor.
Ajo ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995. Javën e kaluar, në shtetin e Tenesit, autoritetet tentuan dy herë ta ekzekutonin përmes injeksionit vdekjeprurës, por të dyja përpjekjet dështuan.
Pas incidentit, Pike u dërgua në spital dhe qëndroi pa ndjenja për disa ditë, ndërsa mjekët punuan për të larguar nga trupi substancën kimike të përdorur gjatë procedurës.
Sipas avokatëve të saj dhe ekspertëve të cituar nga BBC, rikuperimi i Pike konsiderohet i paprecedentë. Ajo besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pasi i është injektuar një substancë toksike gjatë një përpjekjeje për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.
Avokatët e kanë përshkruar përmirësimin e saj si “të paprecedentë nga pikëpamja mjekësore”, por kanë theksuar se prognoza e saj mbetet ende e paqartë.
Sipas ekipit ligjor, Pike përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi dhe do të vijojë të marrë trajtim mjekësor intensiv.
Çmimi i naftës Brent kapërcen 101 dollarë, rriten shqetësimet për sulmet iraniane ndaj cisternave në Hormuz
Vance: Irani duhet të ulë pasurimin bërthamor për t’i dhënë fund luftës, SHBA kërkon hapa konkretë nga Teherani
Policia suedeze qëllon një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror
- 09:17 Magyar: Hungaria do të prezantojë taksën e pasurisë vitin e ardhshëm
- 09:14 Çmimi i naftës Brent kapërcen 101 dollarë, rriten shqetësimet për sulmet iraniane ndaj cisternave në Hormuz
- 09:09 Serbi, dënohet një anëtar i grupit që dyshohet për lidhje me sabotimet ruse në Evropë
- 09:06 Vance: Irani duhet të ulë pasurimin bërthamor për t’i dhënë fund luftës, SHBA kërkon hapa konkretë nga Teherani
- 08:57 Policia suedeze qëllon një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror
- 08:55 Valë e re sulmesh në Ukrainë, 2 persona të vdekur në Kiev