Live Updates /

Kosova shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme, Justina Pula zgjidhet presidente pas mesnatës

*Pak minuta pas mesnatës në limitet e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës votoi me 81 vota për akademiken Justina Shiroka Pula. Propozimi u bë nga Vetëvendosja, ndërsa kandidatja e PDK Eliza Hoxha, mori vetëm një votë. *Me këtë zhvillim, Kosova shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kryeministri Albin Kurti teksa uroi Pulën për postin e ri, tha se tanimë institucionet janë të qëndrueshme dhe se duhet të punohet për të garantuar një mbrojtje dinjitoze për liderët e UÇK-së. *Pas zgjedhjes së Pulës si presidente, reagimet e para kanë ardhur nga Shqipëria ku presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama shprehën urimet për akademiken e njohur.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pak minuta pas mesnatës në limitet e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës votoi me 81 vota për akademiken Justina Shiroka Pula. Propozimi u bë nga Vetëvendosja, ndërsa kandidatja e PDK Eliza Hoxha, mori vetëm një votë. *Me këtë zhvillim, Kosova shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kryeministri Albin Kurti teksa uroi Pulën për postin e ri, tha se tanimë institucionet janë të qëndrueshme dhe se duhet të punohet për të garantuar një mbrojtje dinjitoze për liderët e UÇK-së. *Pas zgjedhjes së Pulës si presidente, reagimet e para kanë ardhur nga Shqipëria ku presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama shprehën urimet për akademiken e njohur.

3 Postime
23 MINUTA ME PARE

Zgjedhja e Justina Pulës si presidente, Begaj e Rama e urojnë: Mbarësi për ju dhe Kosovën!

Kosova shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme, Justina Pula zgjidhet presidente

Pas zgjedhjes së Justina Pulës si presidente e Kosovës, edhe presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për të shprehur urimet e tyre.

Begaj shkruan se Shqipëria dhe Kosova do jenë bashkë në çdo sfidë.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!  Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”

Ndërsa kryeministri Edi Rama e uroi Pulën për zgjedhjen si presidente në një kohë të cilën e cilësoi si “sfiduese” për rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”. Versus.al

1 ORE ME PARE

U zgjodh presidente pas mesnatës, kush është Justina Pula? CV-ja e pasur akademike

Kosova shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme, Justina Pula zgjidhet presidente

Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund.

Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. 

Shiroka Pula u propozua në çastet e fundit të afatit për presidentin e ri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidatura e saj u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

PDK e propozoi si kundërkandidate të saj deputeten e vet, Eliza Hoxhën.

Pas një dite ngecjesh dhe moskomunikimi direkt, Kurti dhe Hamza u pajtuan për emrin e Shiroka Pulës në fund, dhe ajo u zgjodh zyrtarisht presidentie 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues, mbase duke krijuar pengesa të mundshme ligjore.

Kush është Shiroka Pula?
Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës

Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë. Versus.al

1 ORE ME PARE

Merr fund kriza politike në Kosovë, Kuvendi zgjedh Justina Pulën si presidente në minutat e fundit të afatit

Kosova shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme, Justina Pula zgjidhet presidente
Me 81 vota, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente të re të Kosovës në minutat e para të 7 tetorit, pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi miratimin e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e Gjykatës Speciale në Hagë. Kandidatja tjetër, Eliza Hoxha mori vetëm një votë. 

Me këtë zhvillim, tanimë kriza politike në Kosovë është zgjidhur dhe vendi nuk rrezikon më të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se tanimë Kosova ka institucione të qëndrueshme dhe se të gjithë do punonin së bashku për mbrojtjen e liderëve të UÇK. 

Kuvendi votoi gjithashtu projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Amendamenti u votua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi u votua me 88 vota pro. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, protestues dhe mbështetës të UÇK-së kanë 'shpërthyer' në brohorima gëzimi jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gjatë votimit për Gjykatën Speciale dhe për Presidenten, në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Versus.al

Poll