Gazetari Arbër Hitaj ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përzgjedhjen e Ron Yeffet në çështje që lidhen me armatimet dhe sigurinë në Shqipëri, duke vënë në qendër të debatit të shkuarën e biznesmenit izraelit.
I ftuar në “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në SYRI TV, Hitaj tha se Yeffet ishte përfshirë në një çështje ku dyshohej për dhënie ryshfeti për sigurimin e kontratave ushtarake dhe se, sipas tij, në Europë “iu mbyll dera” pas këtyre problemeve. Sipas Hitajt, pikëpyetja kryesore është se përse Shqipëria zgjodhi një individ të tillë dhe jo kompani izraelite me eksperiencë të konsoliduar në fushën e armatimeve, duke e lidhur këtë edhe me miqësinë e vjetër të Yeffet me kryeministrin Edi Rama.
Hitaj: Problemi në Shqipëri nuk ishte te ideja. Te ideja nuk ka pasur pretendim asnjë palë. Problemi ishte pse u zgjodh një individ, jo një kompani, izraelit sepse të punosh me kompani izraelite të cilat janë shumë serioze në prodhimin e armatimeve madje ndër më të mirat në botën arabe, më cilësoret është një gjë shumë e mirë, nuk ka asnjë problem. Problem është pse i jepet një individi, i cili është një spekulant i pronave të patundshme, ku është kapur në Belgjikë dyshohej. Ky ishte përfaqësuesi i një kompanie më të madhe izraelite që merret me armatimet me radarët, nuk e di por ky ishte një agjent i kompanisë jo përfaqësues i kompanisë dhe u zbulua se në disa kontrata ky i jepte ryshfet ushtarakëve të lartë për të marrë kontratat në NATO, gjë që nuk tolerohet dhe kompania u vu në embargo dhe ky individ dhe ky nuk ka më lidhje. Ju mbyll dera pasi ishte problematiku. Është një lloj matrapazi ndërkombëtar por në Europë ia vunë damkën por në Shqipëri ka një lloj dashurie një lloj afrimiteti nga Rama.
Rama e ka një miqësi të vjetër të tij dhe ky është problemi pasi një gjë kaq e rëndësishme e bazuar në miqësi. Duhet të jetë e bazuar në eksperiencë dhe pastaj në pjesën e mundësive. Kjo nuk mund t’i shkonte një matrapazi si Roni Yeffet.
© SYRI.net
‘Administrata e kthyer në kaçakë’, Prifti: Shoqëria në dy realitete, ata që presin, dhe ata, ‘të kapim ça të kapim’
Pano: Bashkia e Tiranës arkëton 170 mln euro nga ndërtimet, çmimet e apartamenteve vijojnë rritjen
Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidentet! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik