Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja

Nga Çaku Tafa
7 Tetor 2026, 09:29 | Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec, duke plagosur të zonjën e shtëpisë, Naile Sopikun.

Sipas të dhënave, gruaja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan A2.

Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos