Vendi
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Roskovec, lëndohet pronarja e shtëpisë, niset drejt Traumës
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec. Si pasojë, pronarja e shtëpisë, Naile Sopiku ka mbetur e lënduar.
Sipas të dhënave, gruaja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Reklamë
Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme materiale në banesë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




