Botë e Çuditshme

Vodhën mbi 2 mijë mace gjatë natës, 12 burrat i gjen belaja!

12 burra janë arrestuar në Vietnam, të dyshuar se kanë vjedhur rreth 2,700 mace për t’i shitur për mish. Sipas policisë dhe mediave shtetërore, grupi vepronte gjatë natës, duke hyrë në zona të banuara me motoçikleta dhe duke kapur macet e banorëve.

Të dyshuarit, të cilët janë arrestuar për vjedhje, kanë pranuar se kishin vjedhur dhe transportuar rreth 2,700 mace të racave të ndryshme. Ata vepronin kryesisht nga ora 23:00 deri në 04:00, në grupe të vogla. Në operacionet e policisë në qytetin Ho Chi Minh u sekuestruan kurthe për mace, peshore dhe pajisje për heqjen e lëkurës.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.