TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të tjera mësohen në lidhje me arratistjen e Alket Rizait në muajin shtator në Greqi. Ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë pasi kishte marrë leje nga burgu i Domokos për disa ditë dhe pasi u përfshi në një përplasje me armë.
Mediat greke raportojnë se ai dyshohet që të jetë arratisur drejt Shqipërisë ose Kosovës. Sipas një dëshmitari, Rizai përdori një sinjalizues policie dhe një altoparlant gjatë arratisjes së tij për të shmangur ndonjë kontroll të mundshëm.
Protothema raporton se një shofer që po ngiste në rrugët pranë vendit ku ndodhi përplasja me armë zjarri në lokal, pa një sinjal të aktivizuar nga një makinë pas tij, si ai që përdor Policia Helenike në makinat konvencionale, ndërsa një nga pasagjerët e tij, i foli atij përmes një altoparlanti.
INCIDENTI ME ARME
Alket Rizai u përfshi në një incident me të shtëna armësh pranë një beach bar-i në Anavisos në muajin shtator pasi kishte marrë leje nga burgu. Sipas informacioneve, gjithçka nisi pasi muzika në beach bar u ndërpre për shkak të orarit të vonë.
Rizai ndodhej fillimisht brenda lokalit me shoqërinë e tij, por më më pas doli jashtë. Rizai dyshohet se shkoi drejt automjetit të tij bashkë me disa persona dhe vendosi muzikë me volum shumë të lartë.
Pronari i lokalit doli jashtë për t’i bërë vërejtje, duke shkaktuar një debat të ashpër. Situata u përshkallëzua shpejt, ndërsa klientë dhe punonjës të lokalit dolën jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Në atë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë.