AKTUALITET, 7 October 2026, 09:43

Vlorë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, indianë dhe afganë! Të huajt ishin duke shkuar në punë

Vlorë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, indianë dhe

Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 06:45 të mëngjesit në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Fiat” dhe një “Volksëagen”, ky i fundit me gjashtë persona në bord. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas goditjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona. Dyshohet se të lënduarit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit ishin duke udhëtuar drejt vendit të tyre të punës.

Pas përplasjes, të plagosurit kanë mbetur në rrugë, ndërsa më pas kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e urgjencës. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit, ndërsa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.