Votimi i Presidentes së re në Kosovë, mbajti mbërthyer sytë e Shqipërisë drejt Prishtinës. Herët në mëngjes, krerët e politikës uruan Justina Shiroka-Pulën dhe i siguruan se Shqipërinë do ta ketë në krah në të gjitha sfidat. I pari Presidenti Bajram Begaj.
“Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkroi Begaj.
Kryeministri Edi Rama, evidentoi faktin se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës vjen në një kohë sfiduese.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën”, shkroi Rama.
Dëshmi e pjekurisë politike të Kosovës, e quajti ministri i Jashtëm Ferit Hoxha votimin për presidenten e re.
“Ky zhvillim pozitiv përcjell një mesazh të qartë: interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë tregues të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë institucionale”, shkroi Hoxha.
Pjekuri e quajtën edhe liderët e opozitës votimin në Kuvendin e Kosovës me të mbërritur mesnata emrin e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Kreu i PD Sali Berisha e vlerësoi figurën e saj, si akademike e shquar dhe i uroi suksese, siç thotë ai në misionin e madh që ka tashmë.
“Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkroi Berisha.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përshëndeti si zgjedhjen e presidentes, ashtu edhe miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Kosova ia doli! Urime Presidentes së re të Kosovës, profesoreshës Justina Shiroka-Pula, me dëshirat më të mira për sukses në detyrën e saj. Urime gjithashtu për miratimin e ligjit për mbrojtjen e pastërtisë së luftës së UÇK-së. Urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës”, shkroi Bardhi.
Edhe kreu i PL Ilir Meta, përgëzoi deputetët e parlamentit që dëshmuan pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.
“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.”
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota, ndërsa kandidatja e PDK-së, Eliza Hoxha, mori një votë. Zgjedhja erdhi pas një ngërçi të gjatë politik dhe pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, që PDK-ja e kishte vendosur si kusht për mbështetjen e zgjedhjes së presidentit.
Foto: Elisa Spiropali
Elisa Spiropali ka shprehur urimet për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se mbrëmë Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se Kosova ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.
Në mesazhin e saj Spiropali nënvizon se urtësia dhe dashuria e Justina Shiroka-Pulës për Kosovën do udhëheqin për t'i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.
Postimi i Elisa Spiropalit
Urime Kosovë
Kosova kishte nevojë për institucione që marrin përgjegjësi, ofrojnë drejtim dhe u shërbejnë me përkushtim qytetarëve.
Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.
E uroj me zemër znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Jam e bindur se urtësia, dija dhe dashuria e saj për Kosovën do udhëheqin për t'i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.
Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik.
Urime, Presidente! Uroj që kjo zgjedhje të shënojë fillimin e një periudhe të re bashkëpunimi, përgjegjësie dhe besimi për Kosovën.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar urimeve për Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Shiroka Pulën një akademike të shquar, Kryetare të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në një qeveri të mëparshme të Kosovës.
“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkruan Berisha.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për marrjen e detyrës si Kryetare e Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Kosova ka përpara një sërë sfidash, ndërsa veçon si një prej tyre mbrojtjen e pastërtisë së luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Sapo e urova Presidenten e Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për detyrën e Kryetares së Shtetit. Kosova ka një sërë sfidash përpara, ku ndër to është mbrojtja e pastërtisë së luftës për liri të UÇK-së, ku Presidentja e re e Kosovës duhet dhe mund të luajë një rol tepër aktiv”, shkruan Balla.
Sipas tij, drejtimi i ri institucional në Kosovë duhet të përqendrohet në përballimin e sfidave të vendit dhe në forcimin e rolit të institucioneve në mbrojtje të interesave të Kosovës.

Foto: Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë ka uruar Justina Shiroka-Pulën për detyrën e re si presidente të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale Meta shprehet se mbrëmë deputetët treguan pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.
“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.
Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes europiane të vendit. Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen europiane”, shkruan Meta.

Foto: Ferit Hoxha
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pula, presidenten e re të Kosovës. Përmes një postimi në X, Hoxha shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike.
Në fjalën e tij Hoxha thekoson gjithashtu se Shqipëria do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën drejt familjes europiane.
Postimi i plotë
Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike, në përgjigje të nevojës për të forcuar më tej institucionet, për të konsoliduar arritjet shtetformuese të Kosovës dhe për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik.
Ky zhvillim pozitiv përcjell një mesazh të qartë: interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë tregues të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë institucionale.
Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike.
I uroj Presidentes së re suksese në përmbushjen e këtij misioni të lartë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Kryeministri Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës Justina Shiroka – Pula.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama në X.








Komente
Komento