AKTUALITET /

"Pse i ke shkruar motrës në instagram", vëllezërit rrahin me shkopinj bejsbolli policin 19 vjeçar në Krujë

Pas kallëzimit të efektivit, policia po punon për kapjen e autorëve.

Shkruar nga Versus

"Pse i ke shkruar motrës në instagram", vëllezërit

Një efektiv policie është dhunuar me sende të forta dhe shkop bejsbolli gjatë mbrëmjes së djeshme në Krujë. 19 vjeçari i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit, mësohet se është sulmuar për shkaqe banale.

Autorët e ngjarjes janë vëllezërit e një vajze me të cilën efektivi kishte komunikuar në rrjetin social “Instagram”. Pasi kishte mësuar për komunikimet mes tyre, njëri prej vëllezërve nuk e kishte pranuar këtë fakt edhe për shkak se motra e tij ishte nën moshën 18 vjeçare.

Pas kallëzimit të punonjësit të policisë, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë larguar nga vendngjarja me një automjet. Versus.al

Poll