E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, me sa do të tregtohet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 7 tetor, në orën 11:30.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të shitet me pakicë deri në 210 lekë, nga 213 lekë që tregtohej, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në 198 lekë për litër.

Reklamë

Edhe çmimi i benzinës është ulur në 190 lekë për litër për shitjen me pakicë, nga 193 lekë/litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është 178 lekë për litër.

Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të vendosen çmimet e radhës në varësi të ndryshimeve në treg.

Reklamë

Bordi u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.