Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Një lëndë plasëse, e dyshuar tritol, ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure jashtë ambienteve të një banesë në Elbasan. Sipas raportimit të policisë, banesa është në pronësi të shtetasit Shefki Frakulli, 69 vjeç, në të cilën janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali.
Ndërkohë, menjëherë pas rastit, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Tre vatra zjarri gjatë natës në Vlorë, dyshohet se janë të qëllimshme (VIDEO)
IKMT shkatërron tre furra artizanale të gëlqeres në Krastë të Krujës (VIDEO)
Arratisja e Alket Rizait/ Dyshime se është larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës, dëshmia e re: Përdori megafon policie
- 11:24 Tre vatra zjarri gjatë natës në Vlorë, dyshohet se janë të qëllimshme (VIDEO)
- 11:14 Von der Leyen në 3-vjetorin e 7 Tetorit: Terrori i papërshkrueshëm nuk duhet të përsëritet më
- 11:01 Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi verën e ardhshme
- 11:01 Çekia konfirmon tërheqjen nga Eurovision 2027 për shkak të buxhetit
- 10:53 Përfundojnë kërkimet për ekuipazhin e anijes që u fundos në Detin e Zi, nuk gjendet asnjë nga anëtarët
- 10:52 IKMT shkatërron tre furra artizanale të gëlqeres në Krastë të Krujës (VIDEO)