7 Tetor 2026, 09:51
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është ulur me tre lekë, duke u shitur në tregun me pakicë me 210 lekë për litër nga 213 që ishtë më parë. Po ashtu edhe benzina është ulur me 3 lekë dhe do të shitet me 190 lekë për litër, nga 193 qe ishte vendosur ne mbledhjen e fundit te Bordit me 22 shtator.
Bordi thekson se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e dytë.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 7 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
bordi i transparencës tirane
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:48
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” në E...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:44
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një punonjës policie në Krujë është dhunuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte jashtë sh&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:14
E. D
Adi Hila
TIRANË- Prokurori Julian Xhengo do të hetojë dosjen e video-skandalit të kompozitorit Adi Hila, pas shortit të hedhu...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:00
E. D
pamjet
ROSKOVEC- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të p...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 08:34
E. D
Alket Rizai
GREQI- Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit p...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:59
E. D
pamjet
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:56
E. D
foto ilustruese
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodhim më të lartë krahasuar me një vit m&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe benzinë pritet të shtojë deri në 6.1 lek&...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan rritjen më të lartë t&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:15
E. D
TIRANË- Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit është thelluar gjatë dekadës së fundit. T&e...