Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunohet polici i patrullës së Krujës, fliste me një të mitur në Instagram, vëllezërit e vajzës e bëjnë për spital në mes të natës (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunohet polici i patrullës së Krujës, fliste me një të
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Krujë ku disa persona mësohet se kanë dhunuar me shkopa bejsbolli një punonjës policie. Paraprakisht bëhet me dije se punonjësit i patrullës i cili mësohet se është shtetasi me iniciale A.B. 19 vjeç, ishte jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. 

Sakaq raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi shkak është bërë kontakti që polici ka pasur me një vajzë të mitur në rrjete sociale, konretisht Instagram. Vëllezërit e kësaj të fundit, duke qenë se ajo është në 18 vjeç, të irrituar nga komunikimi i dyshes në rrjete sociale, kanë dhunuar mbrëmjen  e djeshme efektivin, me shkopa besjbolli duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pamjet e kamerave të sigurisë në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje.

Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese