Begaj dhe Rama urojnë Presidenten e re, Justina Shiroka Pula: Mbarësi e sukses në këtë kohë sfidash për Kosovën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi znj. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, – shkruan Begaj.
Kreu i Shtetit shqiptar e mbyll mesazhin me urimin: “Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten e re të Kosovës dhe në mesazhin e tij shkruan:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?