125 ndeshje me Anglinë, Harry Kane arrin legjendën Shilton

Anglia vijoi serinë e fitoreve në Nations League. Pas triumfit spektakolar 7-0 ndaj Kroacisë, “Tre Luanët” siguruan një tjetër sukses të thellë, këtë herë me rezultatin 3-0 ndaj Republikës Çeke në “Wembley”.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi dy gola, duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e tij të 125-të me fanellën e kombëtares. Me këtë paraqitje, Kane barazoi legjendën Peter Shilton për numrin e paraqitjeve me kombëtaren angleze.

Anglia e kontrolloi takimin dhe konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon në këtë edicion të Nations League. Pas fitores së thellë ndaj Kroacisë, skuadra angleze tregoi sërish forcë në sulm dhe siguri në lojë, duke marrë tri pikë të tjera të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qendër të vëmendjes ishte padyshim Kane, i cili përveçse vendosi firmën e tij në tabelën e golashënuesve, regjistroi edhe një tjetër moment historik me fanellën e Anglisë. Me këtë ritëm, “Tre Luanët” po konfirmohen si një prej skuadrave më të forta të këtij edicioni të Nations League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?