Flash

Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, u godit me sende të forta dhe shkop bejsbolli

Lapsi.al 7 October 2026

Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, u godit me sende të

Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja. Punonjësi i patrullës është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli. Autorët e dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjete sociale. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18 vjeç. 

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje. Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI